Telegrafi

Dafina Zeqiri prezanton vjehrën e saj (Foto)

Leonora e veçon Dafinën si këngëtaren që i ka pëlqyer nga dita e parë.

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, pas disa romancave të diskutuara në të shkuarën, duket se tashmë ka vendosur t’i bëjë gjërat serioze në jetën e saj.

Disa kohë më parë ajo prezantoi foto me të dashurin e saj nga Dominika, Jose, e tashmë duket se në jetën e saj ka ndryshime, pasi ka postuar një video teksa po darkon me vjehrrën.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Darkë me vjehrën time”, shkruan Dafina në Snapchatin e saj personal.

Qetësia në jetën private, e ka qetësuar këngëtaren edhe në jetën skenike. Ajo ka kohë që s’ka sjellë ndonjë prodhim muzikor. /Telegrafi/