Telegrafi

Dafina Zeqiri prezanton një pjesë të këngës së re “Huti”

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është gati për të lansuar edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten e njohur, Dafina Zeqiri, e cila këtë muaj do ta sjellë të plotë albumin e ri.

Ndërsa “𝐓𝐇𝐄 𝐀𝐁𝐒𝐎𝐋𝐔𝐓𝐄 𝐕𝐨𝐥.𝟏” do të publikohet i plotë më 25 janar, ajo përgjatë kësaj kohe vjen me këngën e radhës “Huti”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i estradës shqiptare tashmë ka lansuar një pjesë nga ky projekt që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri paralajmëron një tjetër këngë nga albumi i ri, ndan edhe prapaskenat e klipit

Ajo vjen me një paraqitje të veçantë siç edhe shquhet pasi ka një karrierë të gjatë në skenë.

Bukuroshja e famshme ka prezantuar disa këngë e bashkëpunime deri më tani.

“Drama & Pahiri” me Mozzik, “Unë të du” në bashkëpunim me Afrim Muçiqin e vlen të ceket edhe ato solo. /Telegrafi/