Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri prezanton nënën dhe motrën, i quan dy femrat më të rëndësishme në jetën e saj

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke u treguar fansave detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Ndonëse në këtë të fundit, ajo ka qenë më e rezervuar – Dafina në imazhin e fundit të publikuar në Instagram, u ka treguar fansave për dy njerëzit më të dashur në jetën e saj.

Bëhet fjalë për nënën e saj, Melihate Zeqirin si dhe motrën e saj, Tikin.

“Dy femrat me më së shumti rëndësi në jetën time”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Dafina përndryshe është lindur e rritur në Suedim, gjersa karrierën artistike e zhvilloi në Kosovë me rikthimin e saj në vendin amtar në vitin 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version