Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka realizuar një set të ri fotografik.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 1.4 milion ndjekës, vjen e mahnitshme në pozat që ka ndarë me fansat e saj.
Duke qenë se shquhet për dukjen e veçantë, 30-vjeçarja vjen ‘topless’ në imazhet e reja duke treguar anën tjetër artistike.
Kjo nuk është hera e parë që Duffye shfaqet e tillë ndonëse shpesh befason me stilin dhe pamjen unike.
Për fotografitë e veçanta të Zeqirit është kujdesur fotografi Jeton Bylykbashi, teksa dukjen ia ka besuar grimerit nga Prizreni, Arbër Bytyqi.
Ndërkaq, sa i përket projekteve të reja “Merri Krejt” titullohet projekti i fundit të cilin e solli në fillim të muajit shkurt dhe u prit shumë mirë nga publiku.
Në rrjetin e popullarizuar, YouTube për vetëm një muaj ka mbledhur mbi 1.8 milion klikime. /Telegrafi/