Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri pozon me plot stil në fotografitë e reja duke theksuar tatuazhin në pjesën e barkut

Ajo momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të saj të ri të titulluar “Dafinë Moj”.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila krahas reagimeve pozitive rreth albumit po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjete sociale.

E njëjta së fundmi ka marrë vëmendje me dy fotografi që ka shpërndarë në Instagram – aty ku numëron 1.7 milionë ndjekës.

Me një jelek të zi e duke vënë në pah barkun e tonifikuar, artistja duket në top formë edhe me një palë syze të zeza katrore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Me të mirë sillna mirë. Po me të vështirë, veç egërsirë më bën mua”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.

“Dafinë Moj”, “Nana”, “Vet e lype”, “Pasha Dafinën”, “Llafe Llafe” – janë disa nga projektet më të suksesshme nga “Dafinë Moj”.

Të gjitha tashmë të kompletuara i gjeni në kanalin zyrtar të saj në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version