Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, i ka të shpeshta postimet në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka sjell për fansat e saj në Instagram disa imazhe, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse në të zezë.
Duket se edhe këngëtarja Zeqiri i është “nënshtruar” trendit të maskës, i cili gjatë këtij viti u pa te disa artiste shqiptare.
E veshur në të zeza, Dafina ka pozuar mjaft atraktive me një maskë të zezë në fytyrë, duke marrë një pamje ndryshe nga ajo e zakonshmja.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, të cilët e kanë komentuar shumë këtë dukje të saj. /Telegrafi/