Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Vuj Vuj Vuj”.
Përderisa kanë kaluar vetëm dy ditë nga lansimi i këtij projekti i cili u prit mjaft mirë nga fansat, ajo është akoma duke i shijuar pushimet në ishujt luksozë “Maldive”.
Nga atje, 30-vjeçarja nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke i ekspozuar linjat trupore.
Gjatë ditës së sotme (e martë), e njëjta ka realizuar disa fotografi atraktive në të cilat shfaqet tërësisht e zhveshur.
Në fakt, artistja Zeqiri ka mbuluar me gjethe pjesën tek gjoksi, ndërsa duket në top formë edhe me flokët e shkurtëra.
“Lule lule”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve, ku siç shihet aludon me projektin e saj “Lule Lule” që e solli në muajin korrik në bashkëpunim me reperin Lumi B.
Këtë vit, Dafina ka qenë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/