Telegrafi

Dafina Zeqiri pozon me bikini të zeza në Sarandë, tregon linjat e përkryera dhe trupin e mbuluar me tatuazhe

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur në estradë muajve të fundit.

Ndryshimet drastike në pamje, kanë bërë që këngëtarja të komentohet në masë të madhe edhe në rrjetet sociale.

Pas angazhimeve të shumta me mbrëmje muzikore, duket se së fundmi Dafina ka gjetur pak kohës për pushime.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Zeqiri është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar me bikini të zeza në bregdetin e Sarandës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka vënë në pah linjat trupore, në veçanti tatuazhet e shumta që ka të realizuara përgjatë trupit.

Flokët e prera shkurt, kanë bërë që këngëtarja të marrë një pamje edhe më provokuese.

Këto imazhe janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/