Telegrafi

Dafina Zeqirit për pak i bie bluza, ekspozon gjoksin në imazhin e saj të fundit

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit “A don love”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Noizy.

Ndërkohë, Dafina është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur Zeqiri publikon për ndjekësit ndonjë fotografi provokuese, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada hqiptareS

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e sa zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive ndërsa vë në pah gjoksin e saj.

E grimuar nga Sellma, këngëtarja ka marrë një pamje edhe më joshëse.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Përndryshe, ajo ka thënë se është në përgatitje të disa këngëve të reja, të cilat pret t’i lansojë së shpejti. /Telegrafi/