Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, vitin që lamë pas ka qenë mjaft aktive me bashkëpunime e projekte të reja muzikore.
Ajo ka nisur punën prej muajsh për albumin e ri “Dafinë moj”, i cili duket se do të lansohet ditëve në vijim.
Derisa është në përgatitje të finalizimit, ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi tejet sensuale në InstaStory.
Ajo shfaqet unike në setin e ri fotografik, ndërsa këtë herë zgjodhi një fustan të thjeshtë për të treguar linjat trupore.
Në albumin e ri, po ashtu janë paralajmëruar edhe disa projekte për tregun ndërkombëtar.
Një të tillë ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm nga Italia të quajtur, Sfera.
Ndryshe, “Mos shko” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Dafina në bashkëpunim me Ylli Limanin. /Telegrafi/