Këngëtarja kosovare e cila ka nisur të ndërtojë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dafina Zeqiri duket se është duke punuar në klipin e ri.
Dafi ka shpërndarë para disa ditësh disa foto në Instagram ku duket duke qëndruar në shi ndërkohë që ka shkruar edhe disa pjesë të tekstit të këngës.
Nuk dihet ende titulli i këngës, e as kur do të lansohet projekti i ri i këngëtares.
Aktualisht Dafina po shijon suksesin e projektit të ri “Four Seasons”, ku u paraqit edhe French Montana. /Telegrafi/