Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, viteve të fundit ka qenë mjaft aktive në tregun tonë muzikor.
30-vjeçarja vitin 2019 e ka filluar me projekte të shumta, të cilat u mirëpritën mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj.
Së fundmi, në rrjetet sociale e ka publikuar një video, teksa tregon se ka finalizuar projektin e ri muzikor që titullohet “La Reina”.
Megjithatë, këngëtarja shqiptare nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, por që nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ajo.
Ndryshe, “Rofe” është kënga e fundit e lansuar nga Dafina, e cila në platformën YouTube ka grumbulluar mbi një milion shikime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4guYXnvJY2U