Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri me plot elegancë në MPJ-në e Suedisë, nuk arrin të fitojë çmimin “Eksporti Muzikor i Vitit”

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë sot (e enjte) prezente në “sallonin e kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë.

Aty është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve të muzikës për artistët e suksesshëm që i japin kontribut promovimit të Suedisë jashtë vendit.

Zeqiri ishte nominuar në kategorinë “Eksporti muzikor i vitit”, për shkak se ka nënshtetësi suedeze, ndërsa zhvillon një karrierë shumë të suksesshme muzikore jashtë kufijve të saj, në rastin konkret, në tregun shqiptar.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Përkundër nominimit, Dafina nuk ia doli ta fitojë këtë çmim, i cili shkoi në duart e Oscar Holte.

Ky i fundit është autor këngësh i emrave të njohur ndërkombëtarë si: Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake dhe The Weeknd.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Si e nominuar, Dafina ka marrë pjesë në këtë ngjarje e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi DJ Geek.

Ajo është dukur mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi elegant, ndërsa shoqërohej në këtë event nga i dashuri i saj.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina përndryshe është lindur dhe rritur në Suedi, por karrierën e saj e ka zhvilluar në Kosovë, që nga viti 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version