Telegrafi

Dafina Zeqiri për DJ Geek: Ai nuk mund të jetojë pa mua

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Foto: Arkiva)

Jeta personale e këngëtares Dafina Zeqiri ka qenë gjithmonë pjesë e mediave rozë, në të cilat është spekuluar shumë për të.

Jo më shumë se dy muaj më parë, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes njëvjeçare me DJ Geek, i cili është pjesëtar i ekipit të saj.

Fillimisht ishte Dafina, ajo e cila publikoi një imazh të dyshes duke u përqafuar në rrjete sociale, të cilin më pas e fshiu.

Ani pse ata tashmë janë të ndarë, puna është ajo e cila bën që të jenë në shoqërinë e njeri-tjetrit. Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Një here në jetë” ka publikuar një video në të cilën thotë se ai nuk mund të jetojë pa të.

“Ai nuk mund të jetojë pa mua”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

 

Në të shihet se dyshja janë angazhuar në palestër, teksa këngëtarja shihet duke u bërë gati për ushtrime. /Telegrafi/