Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i është bashkuar reagimeve për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Tiranë.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të një grafiti në Tiranë, ku shkruhej një fjali revolte me të cilën ajo duket se plotësohet plotësisht.
“Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë”, shkruhet në grafitin që këngëtarja ka shpërndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram.
Në Tiranë përndryshe të enjten është protestuar nga mijëra qytetarë në Tiranë, për rastin e paprecedentë të përdhunimit të 15-vjeçares në shkollën ku ajo vijonte mësimet, e që më pas është shantazhuar nga disa persona.
Në këtë mardh protestues nuk kanë munguar edhe një pjesë e mirë e fytyrave publike si: Jonida Maliqi, Rozana Radi, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eneda Tarifa etj.
Ndërkohë, këngëtarët nga Kosova duket se në mungesë fizike, kanë vendosur që mbështetjen për thirrjen protestuese të ashtuquajtur “Për fëmijërinë e vjedhur”, ta shprehin përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/