Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke u dhuruar fansave të saj imazhe nga jeta e saj.
Në një postim të fundit, ajo është parë në sheshin “Skenderbeu”, ku janë vendosur rreth 120 karroca, që të bëhej më shumë rreth respektimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Ajo ka shpërndarë një fotografi me maskë mbrojtëse, ku edhe ndau një mesazh të Rijad Mehmetit.
“Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria – Rijad Mehmeti”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, ky instilacion është bërë nga Zyra e UNICEF -it në Kosovë dhe nga “Handikos”. /Telegrafi/