Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri me fillimin e vitit ka nis edhe punën për projekte të reja.
Por, në vend të këngëve të reja, këngëtarja ka zbuluar se është duke realizuar videoklip nga projekte e albumit “Dafinë Moj”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina njoftoi se është në përgatitje të dy klipeve të reja për këngët nga albumi i saj i fundit.
“Më shumë videoklipi po vijnë nga albumi im Dafinë Moj, qëllojani cilat janë dy këngët?”, ka shkruar Dafina në postim.
Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua në tetor të vitit që lamë pas dhe u prit mirë nga fansat e saj.
Ndërsa, pak ditë më parë Dafina solli këngën “Më fal” që erdhi në bashkëpunim me Majk.
Projekti i dyshes së njohur u publikua me 13 janar dhe deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin e YouTube. /Telegrafi/