Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri të saj.
Bukuroshja shqiptare ka konfirmuar se projekti i ri i saj po vjen me DJ Geek.
Në klip shfaqen anëtarët e ekipit të saj, e bashkëpuntorët e saj më të afërt.
Kënga titullohet “Kurgjo Nuk Kallxojna” dhe është një ndryshim planesh.
Dafina kishte paralajmëruar këngën me Noizyn kohë më parë, madje u spekulua për një aferë të saj me reperin.
Por, duket se projekti i tyre do të shtyhet për një kohë, me që Duffye tashmë ka paralajmëruar këngën e saj të re.
Dafina po shijon suksesin e verës me këngën “Kalon”. /Telegrafi/