Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, përkundër situatës së rënduar në vend nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.
Ajo tashmë është duke punuar në albumin e saj të ri, në të cilin përfshihen edhe disa bashkëpunime.
Një të tillë e ka paralajmëruar së fundmi, teksa bën të ditur se po vjen në një duet me reperin nga Belgjika, Hamza – projekt ky i punuar nga producenti Oz Touch.
Njoftimin e ka bërë vet në rrjetet sociale duke ndarë një fotografi të dy artistëve në llogarinë personale, Instagram.
“Shumë shumë, duke gatuar”, ka qenë përshkrimi krahas fotos, që lë të nënkuptohet se është në përgatitje e sipër të shumë projekteve.
Dafina të shumtën e kohës në këtë periudhë pandemie e ka kaluar në studio, e cila herë pas here ka shpërndarë edhe video duke interpretuar për fansat e saj.
Ndërkohë, “Një herë një jetë” mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo në bashkëpunim me producentin Cricket. /Telegrafi/