Telegrafi

Dafina Zeqiri paralajmëron një tjetër këngë nga albumi i ri, ndan edhe prapaskenat e klipit

Foto: Screenshot/Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar tashmë se albumi i saj i ri do të lansohet në janar.

Ajo tashmë ka ndarë disa detaje të reja dhe ka bërë me dije se i plotë do të lansohet më 25 janar.

E njëjta ka shpërndarë disa imazhe nga klipi i ri, për të cilin nuk ka zbuluar se kur do të publikohet.

Foto: Screenshot/Facebook

“Kuku, çfarë huti”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet e fansave qenë të shumta, të cilët mezi po presin për këtë projekt.

Foto: Screenshot/Facebook

Artistja deri më tani ka sjell disa këngë nga ky album si, “Unë të dua” me Afrim Muçiqin dhe “My Love”.

Ajo vlen të ceket se ka bashkëpunuar edhe me disa artistë të mëdhenj të estradës. /Telegrafi/