Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri paralajmëron albumin e ri “Unë jam ajo”

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, nuk ka dyshim se ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar gjatë viteve të fundit.

Ajo ka sjell një mori projektesh e bashkëpunimesh, me të cilët shënoi një arritje të jashtëzakonshme.

Duket se këtë do ta përcjell edhe në vijim, pasi së fundmi në rrjete sociale ka paralajmëruar albumin e ri, që natyrisht se besohet se do të lansohet përgjatë vitit 2023.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotosesion të ri, krijuesja e hitit “Dhimbje dhimbje” bëri me dije se së shpejti do të sjellë albumin e radhës “Unë jam ajo”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

“Diçka për 2023?”, ka shkruar ajo.

Reagimet qenë të menjëhershme marrë parasysh që Zeqiri vetëm në Instagram ndiqet nga afro dy milionë njerëz.

Theksojmë që i fundit projekt i publikuar nga Dafina mban titullin “Ai me mu so” në bashkëpunim me këngëtaren, Orhidea Latifi – Kida. /Telegrafi/

Exit mobile version