Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është lindur e rritur në Suedi, gjersa karrierën e saj muzikore e zhvilloi në trojet shqiptare.
Ajo u zhvendos në Prishtinë rreth 10 vite më parë, ndërsa udhëtonte shpesh edhe te familjarët e saj në Suedi dhe ShBA.
Duke qenë e rritur në shtetin skandinav, Dafina ka poseduar pasaportë suedeze, teksa së fundmi ajo është pajisur edhe me pasaportë të Kosovës.
Këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqte pasaportën e saj të re në dorë.
“Deri te molla e kuqe”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë, duke kujtuar kështu frazën e këngës së famshme popullore, e cila iu dedikohet territoreve dhe kufijve shqiptarë.
Dafina përndryshe këtë vit është rikthyer në Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përreth dy vite kishte tentuar ndërtimin e një karriere ndërkombëtare edhe atje.
Bashkëpunimi me Lumi B dhe ai me Noizyn, si dhe disa projekte tjera solo, bën që këngëtarja shqiptare të rrëmbejë sërish vëmendjen e fansave të saj shqiptarë.
Në pak javë, ajo pritet të prezantojë për publikun këngën e saj më të rem e klip. /Telegrafi/