Telegrafi

Dafina Zeqiri nxit spekulimet se është në lidhje të re dashurie përmes imazhit të fundit?

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka tash e sa kohë që përflitet se është në një lidhje të re.

Ajo ka preferuar që për muaj të tërë të qëndrojë në heshtje, deri sa një fotografi e publikuar të premten në InstaStory, ngriti dyshimet se ka lëvizje të reja në jetën e saj private.

Bëhet fjalë për një imazh intim, ku dora e këngëtares shfaqet kapur për atë të një mashkulli, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Nisur nga tatuazhi në formë shigjete që shihet në gisht, vërtetohet se dora në footgrafi ka qenë e Dafinës, ndërsa ajo e mashkullit nuk mbetet e zbuluar.

Fansat kanë aluduar tash e sa kohë në një lidhje të mundshme mes saj dhe DJ Geek, referuar faktit që dyshja janë shoqëruar shumë kohëve të fundit, dhe madje nuk i kanë kursyer komentet e ëmbla me njëri-tjetrin në Instagram.

Mbetet të shihet nëse ishte thjeshtë inspirim i 1astit, apo ka vërtetë të reja në jetën personale të Dafinës. /Telegrafi/