Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ajo ditën e sotme (e diel) ka paralajmëruar një tjetër këngë të re si pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
32 vjeçarja me anë të një postimi të publikuar në InstaStory tregon se këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Lumi.
Ajo ka postuar një imazh të artistit nga një studio muzikore, gjersa zbulon edhe duetin që njëherësh nuk është i pari i tyre.
“Diçka po zihet #DafinëMoj”, ka shkruar ajo.
Presim të shohim se çfarë do na sjellin dyshja e popullarizuar, meqenëse numërojnë bashkë disa bashkëpunime.
Krahas Lumit, Zeqiri do të sjellë një këngë edhe me reperin e “PINT”, MC Kreshën. /Telegrafi/