Dafina Zeqiri gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka bërë të ditur se I është nënshtruar një operimi në gju.
Ajo përmes rrjeteve sociale pati rastin që të ndajë edhe imazhe nga ndërlikimi, që tashmë duket se ka bërë më mirë.
Sidoqoftë kësaj, Dafina si duket nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi u fotografua në një studio muzikore.
Në imazhin e ndarë në Instagram, Dafina shihej e ulur në një karrige, derisa e kishte këmbën e mbështjellë.
Duke etiketuar producentin Rzon dhe tekst-shkruesin Elinel, artistja është duke bashkëpunuar me ta për realizimin e albumit të ri “Dafinë Moj”.
Në një postim tjetër ajo ka inkurajuar fansat që të mos ndalen, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë tek jeta e tyre.
Ndërkohë, “Mos shko” është hiti saj I fundit, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani. /Telegrafi/