Telegrafi

Dafina Zeqiri: Nuk jam e llastuar, burri im thjesht më do

Krahas një karrierë të suksesshme, Dafina Zeqiri po e shijon gjithashtu një dashuri të madhe me DJ Geek.

Dyshja që prej kohësh janë edhe bashkëpunëtor në profesion  janë të pandashëm nga njëri-tjetri, ndërsa nuk mungojnë as postimet e shumta dhe dedikimet në rrjtet sociale.

Një I tillë së fundmi ka ardhur nga këngëtarja e  cila përmes një imazhe që postoi në InstaStory ka zbuluar dhuratën e radhës që i ka bërë partneri i saj.

Foto: DJ Geek/Instagram

Teksa pozonte para një pasqyre, Dafina shihet me një çantë elegante ngjyrë bezhë duke treguar se ishte dhuratë nga DJ Geek.

“Nuk jam e llastuar, burri im thjesht më do”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Ndryshe, Dafina së fundi publikoi këngën “Më fal”, një bashkëpunim ky me reperin Majk. /Telegrafi/