Krahas një karrierë të suksesshme, Dafina Zeqiri po e shijon gjithashtu një dashuri të madhe me DJ Geek.
Dyshja që prej kohësh janë edhe bashkëpunëtor në profesion janë të pandashëm nga njëri-tjetri, ndërsa nuk mungojnë as postimet e shumta dhe dedikimet në rrjtet sociale.
Një I tillë së fundmi ka ardhur nga këngëtarja e cila përmes një imazhe që postoi në InstaStory ka zbuluar dhuratën e radhës që i ka bërë partneri i saj.
Teksa pozonte para një pasqyre, Dafina shihet me një çantë elegante ngjyrë bezhë duke treguar se ishte dhuratë nga DJ Geek.
“Nuk jam e llastuar, burri im thjesht më do”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, Dafina së fundi publikoi këngën “Më fal”, një bashkëpunim ky me reperin Majk. /Telegrafi/