Ajo është ndër artistet që për vite me radhë ka sjellë projekte muzikore nga më të ndryshmet.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat me postime nga përditshmëria.
Por, së fundmi ajo ka zgjedhur që të ripostojë një shkrim që ka bërë në rrjetin social Twitter, e që ka të bëjë me pandeminë coronavirus.
Zeqiri e ka parë të vështirë këtë periudhë një vjeçare, pasi edhe natyra e punës së saj nuk i lejohet për shkak të masave antiCOVID.
“Një shkurt. Shpresoj që jeni mirë mendërisht dhe fizikisht. Nuk mund të besoj që është bërë një vit nga izolimi dhe distancimi social”, është shprehur ajo.
Tutje Dafina shtoi: “Pa punë, që ka qenë një problem shumë i madh për ne. Kam filluar ta humbas durimin”.
Sa i përket anës artistike, artistja po shijon ende suksesit e këngës “Mos Shko”, në bashkëpunim me Yll Limanin. /Telegrafi/