Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, do të festojë nesër (e martë) ditëlindjen e saj të 31-të.
Ajo publikoi gjatë ditës së hënë një fotografi mjaft provokuese në rrjetin social Instagram, duke treguar kështu se mezi po pret që të vijë ditëlindja e saj.
E veshur me bikini dhe duke vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, Dafina i la pak vend imagjinatës teksa shfaqej duke tymosur një cigare.
“Duke pritur për ditëlindjen time”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj ftografie, ndërsa mori pëlqime dhe komente të shumta.
Ajo përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Një herë në jetë”, të cilin e solli në bashkëpunim me producentin Cricket.
Ashtu si gjithë kolegët e saj, edhe Dafina këto kohë ka pezulluar të gjitha aktivitetet shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/