Diona Fona tashmë po konsiderohet me të drejtë si ylli i ardhshëm i madh në skenën muzikore shqiptare.
Dhe, është Dafina Zeqiri ajo që ka konfirmuar një besim të tillë.
Një nga superyjet e skenës muzikore moderne shqiptare që ka zhvendosur fokusin në SHBA së fundmi ka kohë që po merret me projekte të reja për treg ndërkombëtar.
Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që të besojë se Diona është një pasuese e denjë në majen e skenës muzikore shqiptare.
Hit pas hiti, Diona publikoi së fundmi këngën “Shy” që u pëlqye shumë nga publiku, por edhe nga Dafina Zeqiri.
“E lezetshme”, ka shkruar Dafina në koment te bukuroshja shqiptare.
Ndoshta ky është fillim i një të ardhme me bashkëpunim për dyshen që do të përbënte një duet të jashtëzakonshëm e të pa parë me dy prej femrave me zërin më potent në estradë. /Telegrafi/