Telegrafi

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell një tjetër ndryshim në pamje

Ditën e djeshme, Telegrafi ka raportuar për një bashkëpunim të këngëtares Dafina Zeqiri me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

Kënga, e cila tashmë ka filluar xhirimet e klipit, pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut.

Lidhur me këtë, artistja e njohur ka sjell disa pamje nga prapaskenat e videoklipit të ri, duke prezantuar njërën prej dukjeve të saj në këtë projekt.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Meqenëse shquhet për stilin unik, Dafina edhe këtë herë ka eksperimentuar me flokët dhe grimin që ka realizuar.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B së shpejti sjellin projektin e ri muzikor

Ajo është përkujdesur mjaft shumë për këtë ‘look’, teksa kënga e tyre nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj vere.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i tyre i parë së bashku, Dafina numëron hite të shumta me Lumi B dhe dy projekte të tjera me Ledrin.

Sido që të jetë, një datë zyrtare e lansimit të këtij projekti nuk është njoftuar akoma. /Telegrafi/