Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar javën e kaluar këngën dhe klipin e saj më të ri “La Reina”.
Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, gjersa në masë të madhe është komentuar paraqitja provokuese e këngëtares në klip.
Teksa po bëhet gati për sezonin veror, Dafina së fundmi ka udhëtuar drejt Sarandës, atje ku do të mbajë koncertin e saj të radhës.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini të verdha, ndërsa bën lëvizje provokuese pranë pishinës.
Tatuazhet e shumta përgjatë trupit, i japin një pamje edhe më ‘të nxehtë’ këngëtares, teksa ka marrë komente të shumta nga fansat.
Dafina do të vazhdojë të jetë shumë aktive gjatë verës me këngë e koncerte të shumta. /Telegrafi/