Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë aktive përgjatë këtij viti.
Ajo solli projekte të ndryshme muzikore, të cilat u mirëpritën nga publiku, me ç’rast shënoi edhe rikthimin e saj në muzikë pas një pauze të shkurtër sa synoi tregun e huaj.
Ndërkohë, Dafina vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Ka tash e sa kohë që këngëtarja Zeqiri publikon një valë postimesh “të nxehta” për fansat.
Javë më parë, ajo publikoi disa fotografi provokuese nga Maldivet, ndërsa nuk munguan edhe videot e ndryshme atraktive nga përditshmëria.
Së fundmi, Dafina ka sjell sërish për fansat një video provokuese, e cila e shfaq atë vetëm në të brendshme duke kërcyer në dhomën e hotelit.
Ajo vë në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit, ndërsa bënë gjeste provokuese gjatë vallëzimit, duke ngacmuar imagjinatën e fansave të saj.
“Çfarë kënge dëgjoni kur zgjoheni”, shkruan ajo për ndjekësit në mbishkrimin e videos, e cila është vërshuar nga mijëra komente të fansave të saj. /Telegrafi/