Telegrafi

Dafina Zeqiri në zi, kujton tezen e ndjerë me fjalë prekëse

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dita e së martës ka qenë e kobshme për këngëtaren e njohur kosovare, Dafina Zeqirin.

Kjo pasi në një ditë si kjo ka ndërruar jetë tezja e saj, duke lënë kështu të pikëlluar gjithë familjen.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet Dafina përmes një fotografie të tezës tashmë të ndjerë, të publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja nuk i ka kursyer ngushëllimet dhe një dedikim të sinqertë për tezen e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes së ngushtë dhe të gjithë dashamirëve edhe neve. Një mrekulli, një grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme na la sot. Ti do të jesh gjithnjë e munguar dhe rikujtuar për njeriun e mrekullueshëm që ishe Tete”, kanë qenë fjalët e Zeqirit në InstaStory.

Përndryshe, e ndjera është nëna e menaxherit të Dafinës, Pllumbit, dhe prezantueses së njohur, Fllanza Çitaku. /Telegrafi/