Telegrafi

Dafina Zeqiri ndryshon stilin e flokëve

Dafina Zeqiri gjithmonë njihet si një femër në estradë që vë trende.

Pas një periudhe të gjatë që mbajti flokë të shkurtëra, duke performuar në shumë koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare, Dafina ka filluar ndryshimet.

Edhe pse dukej mjaft seksi me flokë të shkurtëra, ajo vendosi që të bënte edhe një ndryshim.

Këngëtarja publikoi një foto në Instagram ku shfaqet me flokë më të gjatë dhe me balluke.

Nuk dihet ende nëse Dafina shtoi artificialisht flokët, apo janë natyrale, megjithatë duket mjaft bukur.

Dafina është në pritje të lansimit të projektit të saj të ri me videoklip.

Këngëtarja së fundmi shijoi sukses të madh me projektin “Alo” që u prit tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/