Telegrafi

Dafina Zeqiri me ndryshim të ri në pamje, bëhet me flokë të kuqërremtë

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është gjithnjë e përfolur kur në pyetje është paraqitja e saj.

Ajo kujdeset që të shfaqet e kuruar deri në detaje në çdo dalje në klipet e saj muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një gjë të tillë e bëri edhe në klipin e fundit “A e man n’men”, ku u shfaq mjaft provokuese dhe tërheqëse.

Dafina ka treguar ndër vite se i pëlqejnë shumë ndryshimet në dukje, dhe se një ndryshim të ri e ka bërë sërish së fundmi në flokët e saj.

Ajo i ka lyer flokët në një ngjyrë të kuqërremtë, me të cilën nuk ishim mësuar ta shohim më parë.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Këtë ndryshim, ajo e ka bërë te shqiptarja Ajkune Ahmetaj, e cila ka krijuar një ngjyrë të sajën unike, e cila është preferuar nga një numër i madh emrash në estradën shqiptare.

Në një fotografi të publikuar në studion e Florent Boshnjakut, Dafina ka vënë edhe më shumë në pah dukjen e re, ndërsa me këtë rast ka paralajmëruar edhe projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/