Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo i është nënshtruar ndryshimeve të shumta në pamje, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga fansat e saj.
Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ka vendosur të bëjë sërish një ndryshim, kësaj radhe në flokët e saj.
Ajo ka rruar tërësisht gjysmën e flokëve të saj, ndërsa ka lënë ashtu siç ishin ato në pjesën e sipërme.
Nuk dihet nëse këtë ndryshim, Dafina e ka bërë për ndonjë projekt të ri të sajin, megjithatë duket se ka guxuar mjaft shumë.
Projekti i saj i fundit mbetet kënga “Ti s’e din”, gjersa pritet që së shpejti të nisë punën për projektin pasues. /Telegrafi/