Telegrafi

Dafina Zeqiri ndan sekuenca nga kënga “Mos Shko” me Yll Limanin

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani Foto: Instagram

Gjatë javës së kaluar fansat e dy artistëve të mëdhenj të estradës shqiptare morën një lajm mjaft të mirë.

Bëhet fjalë për ata të Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit, pasi dyshja së shpejti do të publikojnë duetin e tyre.

“Mos shko” mban titullin kënga, e cila nuk i dihet se kur do të lansohet në të gjitha platformat digjitale.

Zeqiri në këtë rast zgjodhi që në një postim në rrjetin social Instagram të ndajë disa sekuenca nga klipi i ri.

Ajo shihej me flokë bionde, ndërsa qëndronte statike para kamerës që po e xhironte.

Sidoqoftë kësaj, komente të shumta shpërthyen në postimin e saj, ndjekës të cilët mezi po presin lansimin e bashkëpunimit. /Telegrafi/