Telegrafi

Dafina Zeqiri ndan sekuenca nga kënga e re “Zili Zili”

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, si përherë vjen me diçka më ndryshe se që jemi mësuar të shohin në industrinë muzikore shqiptare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat sa i përket projekteve të reja, përfshirë edhe të rejat në jetën personale.

Por, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bruna ka ndarë sekuenca nga kënga më e re “Zili Zili”.

Në pjesë vizuale ajo shihet tejet e veçantë, ndërsa në viheshin re flokët e saj me një stil më ndryshe.

“Zili Zili, javën tjetër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Theksojmë se projekti i fundit nga ajo është “Million $” që arriti për një kohë të shkurtë të kthehet në hit veror. /Telegrafi/