Telegrafi

Dafina Zeqiri ndan pamje të reja mahnitëse nga prapaskenat e klipit “Zili”

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tash e disa ditë ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.

“Zili” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ka filluar xhirimet dhe ka ndarë me ndjekësit prapaskenat e këtij videoklipi.

Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe të reja gjatë xhirimeve të këngës, e cila siç duket do të finalizohet së shpejti.

“S’mun dashni me dhon, kur n’zemër tanë ke veç zili”, ka shkruar ajo – referuar një pjese të tekstit të saj.

Siç njihet për stilin unik, Dafina këtë herë ka mahnitur në veshje sportive në të zeza e me flokë kafe të gjatë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Megjithatë, kënga mezi po pritet edhe nga fansat e Dafinës që janë të shumtë në numër.

E njëjta momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Million $”, e cila u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/