Në këtë kohë pandemie globale, të gjithë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të evitohet sa më shpejt virusi COVID-19.
Kjo tashmë ka izoluar edhe të famshmit, përkundër se ishin tërë kohën të angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.
Së fundmi, këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një fotografi nga arkiva, derisa ishte në pushime në ishujt luksozë, Maldive.
Në bazë të imazhit të ndarë në InstaStory, artistja shqiptare thotë se me mendje është në vendin përrallor edhe pse po qëndron e izoluar.
“Mendja ime është atje, Maldives”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, në të cilën shfaqet atraktive duke vënë në pah linjat trupore.
Këngëtarja Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës “Një herë në jetë”, të cilën e solli para pak ditësh në bashkëpunim me producentin Cricket.
Ky projekt i tyre për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/