Telegrafi

Dafina Zeqiri merr vëmendje me një tjetër paraqitje si nuse

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme.

Ajo ditë më parë befasoi fansat, ndërsa u shfaq e veshur me fustan nusërie.

Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz, ka ndarë sërish disa fotografi në Instagram ku shfaqet si nuse.

Foto: Screenshot/Instagram

“E bëra”, ka shkruar ajo.

Artistja e estradës shqiptare me këtë rast mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Postimi mori pëlqime të shumta po ashtu për një kohë të shkurtër.

Imazhet duket se janë realizuar në kuadër të një videoklipi të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Dafina përndryshe thuhet se është ribashkuar sërish me partnerin e saj, DJ Geek. /Telegrafi/