Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri merr vëmendje me një nga paraqitjet e radhës me stil të ri të flokëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë një personazh tejet i komentuar në rrjete sociale.

Ajo këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.

Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram duke treguar një nga paraqitjet në koncert.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Harroj” shfaqet atraktive me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me një stil flokësh të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Flokët kaçurrele dhe grimi ngjyrë kafe e kanë bërë të duket edhe më e veçantë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e ka kompletuar me një palë çizme të zeza të gjera e të gjata deri në gjunjë.

“Maje mir sa e ki ti ndor ohh. A pe sheh me kuroror ohh”, ka shkruar ajo.


E njëjta pak ditë më parë lansoi edhe një këngë të re të quajtur “Nasty & See me” në bashkëpunim me Ya Nina. /Telegrafi/

Exit mobile version