Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, pati një rikthim të bujshëm gjatë vitit 2018.
Ajo publikoi projekte të shumta të cilat u pritën mirë nga publiku, gjersa po vazhdon ende të sjell këngë, të cilat po marrin suksesin e merituar.
Dafina përndryshe është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese.
Zeqiri mbulon fytyrën me duar, teksa vë në pah trupin e saj atraktiv.
Këngëtarja shquhet për fizikun e saj të shkëlqyer, të cilin nuk heziton që ta ekspozojë në asnjë prej paraqitjeve të saj.
Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Alo”, në bashkëpunim me DJ Geek – këngë kjo e cila u prit mirë nga fansat e të dyve. /Telegrafi/