Është mbajtur së fundmi njëri nga festivalet më të njohura në Evropë, “Alba Festival”.
Në këtë performuan një sërë yjesh nga Kosova e Shqipëria, në mesin e tyre edhe artistja Dafina Zeqiri.
Kjo e fundit ka rrëmbyer vëmendje të madhe me performancën e po ashtu edhe me stilin e veçantë të dukjes e veshjes.
Teksa performoi një sërë hitesh, këngëtarja ka befasuar me paraqitjen e veçantë.
Kjo ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe, e po ashtu të përflitet për çdo detaj.
33-vjeçarja ndërkaq këtë periudhë po vazhdon të jetë një emër shumë i pëlqyer në estradë.
Krahas projekteve, siç edhe mund ta shihni është shumë e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/