Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur “Luje Belin”, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Orhidea Latifi – Kida.
Projekti i dyshes së famshme u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.
Derisa po argëtohet në masë të madhe me këngën, ajo prej muajsh ka nisur performancat nëpër vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
E njëjta sonte (e shtunë) do të performojë në jug të Shqipërisë, ndërkohë që po kalon një kohë të mirë duke marrë rreze dielli përpara natës së madhe.
Ajo ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, të cilave i kushton një kujdes të madh me palestër.
Kjo ka bërë që të komentohet në masë të madhe për paraqitjen e mrekullueshme, që e bën të jetë në qendër të vëmendjes.
Përkundër kësaj, Dafina po vazhdon të jeton njëra nga artistet më të kërkuara në treg. /Telegrafi/