Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, së fundmi mbajti një koncert virtual për fansat e saj.
Ajo ndërkohë po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, për të qenë sa më pranë fansave edhe në këtë kohë pandemie.
Së fundmi, Dafina ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse me flokë të zeza dhe një pallto ngjyrë portokalli.
Disa nga këto fotografi të realizuara nga Petrit Bylykbashi, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Dafina është komplimentuar nga fansat e saj për dukjen, duke vazhduar të mbetet njëra ndër këngëtaret më në top formë të momentit në estradë.
Përndryshe, “A je pendu” mban titullin kënga e saj më e fundit, teksa ajo ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti edhe albumin e saj më të ri “Dafinë moj”. /Telegrafi/