Telegrafi

Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B së shpejti sjellin projektin e ri muzikor

Hiti i kësaj vere siç duket pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Fjala është për një bashkëpunim të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se të njëjtit kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Lumi B, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula (Foto: Instagram)

Marrë parasysh eksperiencën e tyre dhe projektet që treshja kanë sjell deri më tani, kënga e re e tyre nuk ka dyshim se do jetë një mega-hit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkaq, artistja e njohur tashmë numëron duete të shumta me reperin Lumi B, e po ashtu edhe me reperin Vula.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Tonight” dhe “Got Ur Back” janë dy nga hitet e njohura të Ledrit dhe Dafinës, teksa kjo e fundit ka edhe disa projekte të suksesshme me Lumi B përfshirë këtu, “Rude Girl”, “Kalon”, “Lule Lule”, “Na” etj. /Telegrafi/