Telegrafi

Dafina Zeqiri lanson bashkëpunimin ndërkombëtar me Dystinct dhe Ricky Rich “Ku je ti”

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka ardhur me një tjetër projekt të veçantë.

Kësaj radhe, artistja nga Kosova ka bashkuar forcat me dy artistë ndërkomëbtar Dystinct dhe Ricky Rich për të sjellur një këngë të re.

Projekti mban titullin “Ku je ti” dhe pasi fillimisht u publikua në të gjitha platformat muzikore, e njëjtë është lansuar tashmë edhe në YouTube e shoqëruar nga një videoklip unik.

Kënëgtarja 34-vjeçare mori vëmendje edhe me paraqitjen me veshje kombëtare në klip e shoqëruar edhe nga disa vallëtar të muzikës popullore.

Kënga është prodhim i YAM, Unleaded dhe Dystinct, ndërsa gjendet në kanalin zyrtar të Avalon Music në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Kujtojmë që kjo vjen pas një tjetër bashkëpunimi të Dafinës me artisten e re Ya Nina “Nasty x See Me”.

Krahas këtyre projekteve, artistja ka njoftuar se po punon edhe në të tjera projekt që pritet të lansohen për sezonin e verës. /Telegrafi/