Dafina Zeqiri ka kohë që është jashtë skenës muzikore shqiptare.
Ajo po jeton e po vepron në SHBA prej ku po punon për projektet muzikore dhe depërtim në skenën ndërkombëtare.
Së fundmi ajo lansoi EP-in, “King”, kurse klipi që u pëlqye ishte “Told ya”.
Duffye tash është kthyer me një foto ku ka mbuluar njërin sy, duke lënë vetëm njërin sy të hapur, gjë që është simbolikë e illuminatit – një gjë që e bëjnë shumë artistë.
Nuk dihet nëse Duffye i është përgjigjur illuminatit apo jo, por veprimet e saj kanë nxitur kurreshjen e shumë fansave të saj – sidomos atyre shqiptarë.
Duffye konsiderohet single pasi ka kohë që s’është parë në rrjetet sociale me Josen.
Dafina i mungon skenës muzikore shqiptare, e sidomos adhuruesve të saj nëpër koncerte. /Telegrafi/